250 mijë vetë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin që zhvillohet çdo vit në Malin e Tomorrit. Mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë për tu lutur për më shumë paqe e begati, duke bërë kurban dhe duke të marrë mirësinë e vëndit të shenjtë dhe bekimin e shenjtorit të Qerbelasë, Abaz Aliut.
Në një intervistë për Ora News Ferdinand Samarxhi, Analist i besimeve fetare tregon historinë e pelegrinazhit në vendin e shenjtë dhe një nga eventet më të mëdha fetare që organizohet në Shqipëri.
Për mbarëvajtjen e këtij evenimenti një ndihmë të madhe jep edhe kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe kryegjyshata e Skraparit.