E vlerësuar nga revista ?Vogue Italia? si një nga dizajneret e reja më të mira, 26 vjeçarja Okiana Mikeli vjen në Tiranë me ekspozitën e saj të parë personale të bazuar në portret dhe në dizajn.
Nën emrin ?Undiscoverd? artistja e re por mjaft e vlerësuar në shtetin fqinj ka dashur të përcjellë artin e saj si dhe botën e saj shpirtërore në një përmbledhje të punimeve më të mira.
Mes pikturës dhe dizajnit Okiana shprehet se e ka ende shumë të vështirë të përcaktuar se ku dëshiron të ndërtojë karrierën e saj duke qenë ende në eksplorim të vetes dhe mundësive të saj.
Por projektet e Okianës nuk përfundojë këtu, 26-vjeçarja nga Tirana shprehet se do të kthehet së shpejti me punime të reja këtë herë edhe në pikturë.