Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka në plan të bëjë ndryshime në qeveri. Prej rreth dy orë e gjysëm, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Twitter dhe Facebook, ku mohoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Interesimit të qytetarëve në lidhje me bashkëpunimin me kreun e LSI-së, Meta, kryeministri u shpreh: ?Marrëdhëniet me Metën janë më të mirat se asnjëherë tjetër?.
Gjithashtu kryeministri iu përgjigj pyetjeve të ndryshme dhe rreth operacionit ndaj informalitetit në ekonomi, që pritet të nis në shtator. Ai e cilësoi atë si, ?një betejë të jashtëzakonshme në mbrojtje të biznesit të ndershëm që paguan taksat.
I pyetur se përse Presidenti kthen kaq shumë ligje të miratuara nga Parlamenti, Rama u përgjigj: "Pyesni Presidentin. Për ne është thjeshtë humbje kohe sepse çdo ligj do ta rivotojmë pikë e presje."