A1 Report - Përfundon zgjedhja e teksteve shkollore, ja sa do të rritet çmimi

Report TV 2015-08-31

Views 0

TIRANE- Duke filluar nga java e ardhshme do të nisë shitja e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve. Mësuesit kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së lëndës. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcaktonte se mësuesit do të përzgjidhnin një nga 3 librat me të cilët do të punonin gjatë vitit shkollor. Çmimet e librave për të gjitha klasat për këtë vit do të rriten. Si librat e klasës së parë dhe të gjashtë, por dhe tekstet e tjera do të pësojnë një rritje të çmimit.

Sipas Ministrisë së Arsimit çmimi do të jetë 0.7% më i lartë për librat nga klasa e dytë në të pestë dhe nga klasa e 7 deri në të 12-t. Kjo rritje është bërë për shkak të nivelit të inflacionit në Shqipëri që deri në janar 2015-t ka qënë në shifrat 0.7-1%. Librat e rinj shkollore sipas MAS do të jenë më cilësor se ata të viteve të kaluara. Për të patur tekste sa më cilësore ministria e Arsimit ka parashikuar dhe mënyrën se si do të jenë librat e rinj. Në udhëzimin ?Për standartet e teksteve shkollore?, thuhet se tekstet duhet të edukojnë nxënësit për demokraci dhe paqe.

Share This Video


Download

  
Report form