Do zhvillohet nesër, Samiti i Vjenës, Shqipëria do kërkojë mbështetje në 4 fusha- Ora News

Ora News Lajme 2015-08-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të ulen ditën e mërkurë më 26 gusht 2015, ballë për ballë në forumin e dytë të Samitit të Vjenës, i cili do të organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe kancelares gjermane Merkel.
Samiti do të nisë me firmosjen e një marrëveshje mes Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës për kufirin, ndërsa gjatë pasdites do të organizohet edhe forumi i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor, drejtuar nga ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz, dhe me pjesëmarrjen e kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë Rama dhe Vuçiç.
Mësohet se Shqipëria do të kërkojë mbështetje në katër fusha kryesore; në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastrukturës energjetike, kapitalet njerëzore, arsimi, edukimi, si dhe në turizëm.
Një tjetër kërkesë e Shqipërisë në këtë samit pritet të jetë edhe krijimi i selisë së Fondit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë , ku do të synohet përfshija e gjithë vendeve të rajonit me qëllim dhënien e ndihmës në hartimin dhe në financimin e projekteve.
Gjithashtu në Samitin e Vjenës pritet të miratohet platforma për të inkurajuar dhe mbështetur të rinjtë, programet e shkëmbimit dhe të trajnimeve profesionale.
Të enjten samiti do të vijojë punimet me projektin e ndërtimit të autostradës Nish-Pristina-Durres dhe me një mëngjes pune mes ministrave të ekonimisë së rajonit dhe BE.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/neser-samiti-i-vjenes-klandestinet-do-te-dominojne-axhenden-e-takimit/

Share This Video


Download

  
Report form