Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas lajmit të transmetuar në ora neës ku mbeturinat digjeshin prej disa javësh te varrezat e dëshmorëve në Shkodër, ka reaguar prefekti. paulin Radovani paralajmëroi sekuestro të cdo mjeti që i derdh mbeturinat aty dhe ndjekje penale për individët që i djegin.
Sekuestro ndaj çdo automjeti që do t?i drejtohet varrezave të dëshmorëve ne Shkodër për të hedhur mbeturina, si dhe ndjekje penale për individët që bëjnë djegien e tyre. Ky është paralajmërimi i prefektit Paulin Radovani, i cili kishte në krah të tij drejtues të komisariatit të Shkodres.
Paulin Radovani: ?Bashkia i ka bërë të gjitha veprimet e nevojshme që ti drejtohen landfillit përsëri në të kundërt jemi të detyruar prandaj edhe kemi marrë zotitë e qarkullimit ,që çdo makinë që do të kapet me mbeturina do të bllokohen . Është apeli, vullneti para, polici mbrapa.?
Vetëm pak ditë më parë, Ora News përcolli vëzhgimin e saj se si në mes të ditës digjeshin mbeturinat, ndërsa banorët kritikonin pushtetin vendor për mosndërhyrje.
Situata javët e fundit është kthyer alarmante duke vënë në rrezik jetën e 80 familjeve në këtë zonë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/do-sekuestrohet-cdo-automjet-qe-derdh-mbetje-ne-varrezat-e-deshmoreve/