Korçë, Tuma ilire e Kamenicës, muzeu natyror prej vitesh i lënë pa investime

Ora News Lajme 2015-08-28

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tuma ilire e Kamenicës në Korçë, i vetmi muze natyror i këtij lloji në vendin tonë, rrezikon shpërbërjen.
E zbuluar me bujë në vitin 2000, Tuma që shtrihet në një sipërfaqe prej 6-7 dynym, nuk mirëmbahet, për shkak të mungesës së fondeve, dhe specialistëve.
Në vitin 2010, objekti kaloi në administrim të komunës Mollas.
Shega Bezolli, kujdestare e tumës ilire të Kamenices: ? E mirëmbaj brenda dhe jashtë por mund të mirëmbahet më mirë, të ketë makina korrëse për barin. Interesimi është shumë i madh sepse është shumë mijëvjeçar dhe varrezat janë të vërteta. Duhet punë për mirëmbajtje.?
Gjendja e degraduar e tumës ilire të Kamenicës, ka sjellë uljen e ndjeshme të numrit të vizitorëve,si vendas edhe të huaj. Brenda territorit të saj,është edhe ndërtesa ku ruhen afro 440 skelete të zbuluara nga arkeologet.
Prof Skënder Aliu,arkeolog:?Patjetër që është unikal. Është e vetmja turmë që është vizituar pra është bërë e vizitueshme. U bë sepse kishte struktura prej guri që mund të ruheshin sepse jo çdo tumë mund të bëhej e tillë. Është një ndër zonat më të pasura në fushën e arkeologjisë.
Tuma e Kaminicës është monumenti më i madh i zbuluar deri tani në vendin tonë dhe mbart mbi vete një histori mbi të paktën 7 shekujsh

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/muzeu-natyror-prej-vitesh-i-lene-pa-investime/

Share This Video


Download

  
Report form