Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qafa e Perdelecit në komunën Kelmend, magjia e Alpeve shqiptare ka mirëpritur për të 18-in vit ?Logun e Bjeshkëve?.
Spektakli ka promovuar traditën, bukuritë e kësaj zone dhe vajzave malësore në territoret shqipfolëse brenda dhe jashtë kufirit shqiptar.
Tonin Marinaj, kryetar i bashkise Koplik: ?Asnjë festë në Shqipëri nuk quhet Logu i Bjeshkëve, me veshje kombëtare, gjëra që i përkasin të vjetrës por që kombinohen me të renë?.
Dila Vaçaj, udhëheqëse artistike: ?Unë mund të them që xhubleta është kostumi më i bukur në glob. Veshje tradicionale e krahinës sonë, që e kanë ruajtur e trashëguar nënat tona dhe ne do të vazhdojmë ta trashëgojmë brez pas brezi?
Pikërisht në këtë vend, para vitit 1967 ka qenë një kishe e vogël, në oborrin e së cilës vazhdonte të oganizohej logu ku grate evidentonin bukurine e paraqitjes se tyre e burrat shkathtesinë në garat e lojra popullore. Sot ende ruhet tradita.
Kurorën e më të bukurës së malësisë e fitoi 20 vjeçarja Elena Prekame me banim në Gjermani.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/logu-i-bjeshkeve-zgjidhet-me-e-bukura-e-malesise-nga-trevat-shqipfolese/