Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më pak para për konsum në 6 mujorin e pare të këtij viti për ti zhvendosur këto të ardhura drejt pagesave te faturave te prapambetura të energjisë elektrike.
Një raport i Bankës së Shqipërisë vëren se përtej kësaj vihet re se kursimet i rritën edhe për shkak të pasigurisë së qytetarëve për të ardhmen.
Familjet shqiptare kanë shpenzuar më pak para në pjesën e parë të vitit duke bërë që konsumi të pësoj një rënie me 1.2%.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në raportin e politikës monetare tregojnë se arsyeja kryesore e uljes së konsumit për këtë periudhë të vitit ka ardhur si pasojë e zhvendosjes së burimeve financiare drejt pagesës së faturave të prapambetura të energjisë elektrike.
Shkaku i dytë është pasiguria për të ardhmen çka i ka shtyrë shumë kryefamiljar të shtojne kursimet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/qytetaret-kursyen-ne-ushqime-per-te-paguar-energjine/