Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo fundjavë ka shënuar një fluks të lartë përshkuesish të rrugës së Kombit, duke qenë se shumë pushues nga Kosova preferojnë fundjavën për të pushuar në vendet bregdetare të Shqipërisë.
Specialistët e policisë rrugore, thonë se fluksi më i lartë regjistrohet pikërisht në fundjavë, duke bërë që patrullat dhe shërbimet të shtohen për të parandaluar aksidentet rrugore.
Luan Shehu, shefi i policisë rrugore për Qarkun e Kukësit thotë se gjatë këtij sezoni turistik nuk është shënuar ndonjë aksident me pasoja të rënda në njerëz, mirëpo masat ndëshkimore ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor kanë qenë të shumta.
Ai shton se këtë sezon turistik i është kushtuar vëmëndje edhe komunikimit të rregullt dhe performancës së punonjësve të policisë ndaj drejtuesve të mjeteve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/reduktohen-aksidentet-ne-kukes-morine-shtohen-gjobat-per-shoferet/