Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka rinisur në ditën e dytë të tij aksioni antikanabis në Dukagjin, për të cilin janë angazhuar të paktën 450 forca policore për shkatërrimin parcelave me bimë narkotike të mbjella në këtë zonë.
Në ditën e parë u arrit të asgjësoheshin 150 parcela me 18 mijë rrënjë kanabis.
Efektivët e policisë të ndarë në 28 grupe po kalojnë në sitë fshatrat Vuksanaj, Breg Lumi, Shoshë e Brashtë.
Pritet të asgjësohen parcelat që janë evidentuar nga fotografimi ajror.
Nga fotografimi ajror janë evidentuar 200 parcela me kanabis, por mendohet se nga kontrollet në terren sipërfaqja e mbjellë me kanabis të jetë më e madhe? informon gazetari i Ora News Bepin Kolvata.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rinis-ne-dukagjin-aksioni-per-asgjesimin-e-parcelave-me-kanabis/