A1 Report - Meta në Jalë: Puna e LRI-LSI dha rezultat spektakolarë në zgjedhje

Report TV 2015-08-22

Views 1

"Rezultati më i shkëlqyer padyshim që u arrit në qytetet më të mëdha të Shqipërisë falë punës së LRI-së dhe sidomos në Tiranë ku padyshim LRI-ja ishte ajo që e drejtoi pothuajse të gjithë fushatën ashtu sikurse drejtoi edhe gjithë listën e kandidatëve tanë." .Ky ka qënë mesazhi i lideri të lëvizjes socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në ceremoninë hapëse të kampingut të LRI-së në bregdetin e Jalës në Vlorë.

Meta vlerësoi maksimalisht rolin e LRI në rezultatin e mazhorancës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

?Rezultati më i shkëlqyer padyshim që u arrit në qytetet më të mëdha të Shqipërisë falë punës së LRI-së dhe sidomos në Tiranë ku padyshim LRI-ja ishte ajo që e drejtoi pothuajse të gjithë fushatën ashtu sikurse drejtoi edhe gjithë listën e kandidatëve tanë. Dhe besoj që është një fakt i jashtëzakonshëm që nuk ndodh askund tjetër, vetëm në Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në 13 këshilltarë e zgjedhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, 9 të jenë të Lëvizjes Rinore për Integrim?, - tha Meta, duke shtuar se shumica e votuesve të LSI-së i takojnë gjeneratës së re, sepse cilësitë dhe aftësitë e tyre mbeten shumë të spikatura ashtu sikurse e kanë treguar vazhdimisht kudo në të gjitha debatet dhe eventet publike.

Kreu i LSI ?se ftoi të rijntë që të angazhohen sa më shumë në politike si një mundësi e mirë për ti dhënë vendit më shumë ide novatore dhe zhvillim

"Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira. Dua t?ju falënderoj juve por në mënyrë të veçantë dua të falënderoj prindërit tuaj, që kanë besim te ju, që kanë besim te LRI. Dua t?i falënderoj ata jo vetëm për këtë arsye por edhe sepse ju mbështesin, mbështesin arsimimin tuaj, në gjithçka që ju përpiqeni për të ardhmen tuaj dhe absolutisht që jam i bindur se ky angazhim, ky investim që ju bëni në LRI është dhe do të jetë një mbështetje e fuqishme jo vetëm për të ardhmen tuaj, por për të ardhmen e të gjithë gjeneratës tuaj?, - deklaroi kryetari i LSI-së Ilir Meta në fjalën e tij.

Share This Video


Download

  
Report form