A1 Report - Ligji i ri: Parkingjet publike minimumi 6 m2 për banor

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Çdo qytetar do të ketë në dispozicion një hapësirë jo më të vogël se 6 metra katror për parkim publik, dhe jo më pak se 15 m2 për familje për parkim privat. Këshilli i Ministrave ka miratuar Rregulloren e re Për Planifikimin e Territorit, ku përcakton sipërfaqet bruto të banimit për banor, hapësirën e gjelbër, sportive, për kopshte, çerdhe e shkolla, e deri për parkingjet, te shërbimet tregtare apo spitalore.

?Standardet e planifikimit ndryshojnë sipas numrit të popullsisë në territore urbane dhe kategorizohen, sipas rastit, për tri grupe kryesore: deri në 10,000 banorë; mbi 10,000 banorë; mbi 100,000 banorë?, përcakton rregullorja e re e Këshillit të Ministrave.

Share This Video


Download

  
Report form