Rama çon në Mynih 78 pikturat e realizuara nga 2003 -2015 -Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht anagazhimeve të tij politike, Edi Rama duket se nuk është shkëputur asnjëherë nga profesioni dhe pasioni i tij i hershëm, pikturën. 78 krijimet e Ramës në 10 vitet e fundit do ti prezantohen artdashësve gjermanë. Ekspozita e pikturave do të çelet në Galerinë Gjemane Kampl në Mynih nga dt 11 shtator deri në 10 tetor.
Sipas informacionit të publikuar në websiten e Galerisë Gjemane 78 punimet i përkasin periudhës nga 2003-2013 dhe idetë, sot të shndërruara në art, janë hedhur mbi fletët e axhendave të tij si kryebashkiak i Tiranës apo si drejtuesi i Partisë Socialiste. Po ashtu një pjesë e pikturave janë krijuar mbi festa e marra për takime pune apo pjesëmarrje në aktivitet të ndryshme.Një ndër punimet e para është ajo e kërkesë për tu takuar në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës nga ministri i asaj kohe i Shëndetësisë Nard Ndoka.Kjo nuk është ekspozita e parë e Ramës në Gjermani, pak muaj më parë në një muze në Berlin u prezantuan 115 piktura të kyeministrit Edi Rama.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-con-ne-mynih-78-pikturat-e-realizuara-ne-tryezen-e-bashkise-e-qeverise/

Share This Video


Download

  
Report form