A1 Report - Uji i depozitave po “vret” kuksianët Shëndetit Publik apel: Jini vigjilent!

Report TV 2015-08-22

Views 5

KUKËS - Uji i depozitave ka alarmuar autoritet e shëndetësisë në Kukës. Mungesa e furnizimit me ujë nga rrjeti i ujësjellësit, ka detyruar qytetarët që ta grumbullojnë atë në depozita.

Drejtoria e Shëndetit Publik jep alarmin për shëndetin e banorëve duke u bërë apel këtyre të fundit që të dezinfektojnë depozitat. Temperaturat e larta kanë përkeqësuar gjendjen, pasi uji në to krijon baktere të rrezikshme për organizmin.

?Të gjithë qytetarët e Kukësit duhet të jenë vigjilent që ti pastrojnë ato sepse ndodh që në temperaturat e larta të zhvillohen baktere të ndryshëm. Ne si Drejtori Rajonale e Shëndetësisë bëjmë çdo ditë analizat në rrjetin e ujësjellësit. Mungesa e furnizimit me kapacitet të plotë mund të rrisë rrezikun për kontaminim të ujit në depozita?, - u shpreh Nevion Halilaj, specialist në Shëndetin Publik

Disa herë janë bërë investime për ndërtimin e një ujësjellësi në Kukës, po ai nuk ka përfunduar asnjëherë. Pak ditë më parë bashkia ka nisur në aksion kundër ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet.

Share This Video


Download

  
Report form