TIRANË - Ish-nënkryetar i bashkisë së Ramës, Blendi Gonxhe është rikthyer sërish si pjesë e stafit drejtues të Bashkisë së re të drejtuar nga Erion Veliaj.
Në një komunikim me A1 Report, Gonxhe sqaroi se po merret me një projekt të ri për parqet dhe gjelbërimin duke mbajtur kështu postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ndërmarrjes numër 1 të qytetit.
?Jam angazhuar në një fillesë të një projekti per parqet dhe gjelberimin ne Bashkinë e Tiranës dhe per një strukture te re te perqendruar per parqet e reja. Nuk eshte momenti te deklaroj gje se eshte faze fillestare. Jam vertete i okupuar qe te nise ideja, shprehet ai.
Gonxhe shpjegon se daljet publike do t?i lere ne nje kohe tjeter për shkak të angazhimit qe ka në këtë projekt të Bashkisë së Tiranës
Në kohën e fushatës elektorale kryebashkiaku Veliaj premtoi se vemendje te madhe do ti kushtohej parqeve si krijimi i parkut olimpik, ai i Vaqarrit , rigjallërim i Parkut të Dajtit apo e edhe te tjere.
Nga vitit 2002, Blendi Gonxhe u angazhua në sipërmarrjen private ndërsa në kohën kur diskutoheshin emrat e këshilltarëve te rinj ne bashki Gonxhe ishte ne krye te listes së demokristianeve të Nard Ndokes, por nuk arriti te mblidhte votat e mjaftueshme per t?u bere pjese e Keshillit te ri Bashkiak.