A1 Report - Rishikimi i buxhetit, ekspertët: Veprimi i duhur nga ana e qeverisë

Report TV 2015-08-22

Views 0

Veprimin e qeverisë për të rishikuar buxhetin në kushtet kur në 6 muajt e parë të viti u arkëtuan 8.6 mld lekë më pak, ekspertët e kanë vlerësuar si një hap të pashmangshëm dhe të drejtë.

Por ata kritikojnë mënyrën se si qeveria ka ndërmarrë këtë vendim, i cili nuk është konsultuar me grupet e interesit.

?Rishikimi i buxhetit ashtu siç pritej do të ishte e dëshirueshme të ishte bërë për të rishpërndarë të ardhurën suplementare që për fat të keq nuk janë, po bëhet për të kundërtën pra për të tkurrur shpenzimet, për t?i përputhur ato me të ardhurat e prishura deri në fund të vitit. Është i pashmangshëm si veprim dhe njëkohësisht dëshmon problemet serioze që ka ekonomia jonë kombëtare përsa i takon qoftë politikave ekonomike dhe atyre monetare ashtu edhe politikave fiskale. Për interesat e saj dhe periudhën që vjen për mandatin që ka mbet deri në fund të këtij mandati pra për periudhën e mbetur duhet të jetë më transparente, më komunikuese me publikun, me ekspertët, me opozitën, me të gjitha palët e interesuara.?-tha Zef Preçi

?Mendoj që qeveria për rishikimin e buxhetit për të mbajtur nivelin e investimeve dhe për të prekur nivelin e shpenzimeve operative unë mendoj se ishte lëvizje e drejtë. Edhe ishte lëvizja e vetme në të cilën të mund ët garantohet disi që edhe në pjesën tjetër të 6 mujorit të mos ketë të tilla problematika të buxhetit.?- u shpreh Gjergj Buxhuku.


Sipas kryetarit të konfindustrisë Gjergj Buxhuku FMN ?ja është përgjegjëse për këtë situatë ndërsa për ekspertin Zef Preçi përgjegjësia është e qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS