A1 Report - PD: Çdo produkt pa kontributin e opozitës, cenon kompromisin

Report TV 2015-08-22

Views 0

Vetëm pak minuta pas konferencës për shtyp të kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ka ardhur reagimi nga kampi opozitar. Anëtari i këtij komisioni Eduart Halimi tha se opozita është pjesë e këtij procesi jetik për t'i dhënë fund kapjes nga maxhoranca të sistemit të drjetësisë. Nga selia, blu Halimi deklaroi se një reformë pa kontributin e opozitës do të ishte fatale për drejtësinë dhe për të ardhmen e vendit.

?Partia Demokratike është e vendosur për një reformë që t?i japë fund qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve të paaftë, të kapur, e të korruptuar që lirojnë trafikantët, vrasësit dhe baronët e drogës e lidhur me pushtetin, dhe mbajnë në burg të varfëritë që nuk kanë mundësi të paguajnë?, tha deputeti i PD-së.

Por, nga ana tjetër Halimi tha se reforma duhet t?i japë fund edhe përpjekjeve të mazhorancës për kapjen e drejtësisë. Gjithashtu ai kërkoi që qeveria të mos miratoi asnjë propozim pa kontributin e opozitës pasi kjo gjë do të cenonte konsensusin.

?Vetëm një proces i përbashkët dhe me trasparence do të jete garanci për një reforme konsesuale dhe të suksesshme. Çdo produkt i komisionit të Reformës që nuk do të përfshinte kontributin e opozitës, do te ishte shkatërrues për konsesusin dhe po aq për suksesin dhe jetëgjatësinë e kësaj reforme jetike për të ardhmen e vendit?, tha deputeti demokrat.

Halimi shprehu rezerva për Komisionin e Posaçëm duke thënë se, ?në çdo mbledhje te grupit të ekspertëve të nivelit të lartë për këtë proces dhe përgatitjen e çdo produkti, të marrin pjesë ekspertet e nivelit të lartë të caktuar nga opozita?. Ai nënvizoi se ?asnjë njoftim për mbledhje të ndonjë grupi punë nuk është përcjellë deri tani as tek unë dhe as tek ekspertët e emëruar para 2 javësh nga komisioni?.

?Ndaj i kërkoj sot jo vetëm stafit politik dhe teknik të komisionit, por të gjithë përfaqësuesve të misionit Euralius, OPDAT dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që bashkëdrejtojnë grupet e ekspertëve të nivelit të lartë, që në çdo mbledhje që do të zhvillojnë të informojnë opozitën, të përfshijnë ekspertët e caktuar nga opozita, në mënyrë që produkti që do të dalë nga dita e emërimit e tyre, padyshim dhe nga sot, të jetë produkt i diskutuar dhe me ekspertët e nivelit të lartë të caktuar prej nesh?, tha Eduard Halimi.

Ai e mbylli deklaratën duke thënë se, ?transparenca dhe sinqeriteti në këtë fazë të reformës është jetik për të ardhmen e saj?.

Share This Video


Download

  
Report form