A1 Report - Elbasan,zjarr në ullishtat e vjetra dhjetëra rrënjë ullinj të dëmtuar

Report TV 2015-08-22

Views 1

ELBASAN - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sipërfaqe të tjera me ullishte të vjetra në periferi të Elbasanit. Kryesisht sipërfaqet me ullinj nën pushtetin e zjarrit ndodhen në zonën pranë Kishës së Shën Thanasit.

Zjarrfikëset në vendngjarje po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se gjithçka mund të jetë nga pakujdesia.

Flakët e zjarrit nuk ndalen duke përfshirë këtë herë një sipërfaqe të madhe me ullinj në kurorën e Elbasanit. Zjarri mendohet se ka ardhur nga persona që mendohet se duan ta përdorin si kullotë dhe është përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe ullinj të vjetër mbi 100 vjeçarë.

Dëmet janë të mëdha dhe vështirësia më e madhe është terreni pasi as zjarrfikëset nuk mund të arrijnë në sipërfaqen e djegur. Kështu zjarrfikësit janë munduar me mjete rrethanore të fikin zjarrin.

Vazhdon puna për të bërë të mundur që flakët të mos përfshijnë sipërfaqe edhe më të mëdha. Aktualisht janë me dhjetëra rrënjë ullinj të dëmtuar nga zjarri. Policia gjithashtu po punon për të gjetur autorët e zjarrëvënies e cila mendohet e qëllimshme.

Share This Video


Download

  
Report form