FIER - Qyteti antik i Apolonisë ?pushtohet? nga nuset dhe dhëndurët. Muaji gusht i emërtuar edhe si muaji i dasmave, shënon edhe numrin më të madh celebrimeve të çifteve të reja.
Ardhja e emigrantëve në vendin e tyre, por dhe koha me diell favorizon realizimin e dasmave.
Mbi 80 çifte ne dite vizitojne qytetin e trashëgimisë kulturore në këtë ditë të veçantë të jetës së tyre. Ata kanë fiksuar lumturinë dhe gëzimin në foto dhe videoklipe të realizuara në këto ambiente ku harmonizohet antikja me modernen.
Çiftet vijnë nga qytete të ndryshme si Vlora, Berati, Lushnja, Tirana. Midis tyre ka edhe shumë emigrantë nga vendet e Evropës dhe nga Amerika të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar me të afërmit gëzimin e jetës së tyre.