TIRANE- Kënaqësia e deputetëve të majtë për pjesëmarrjen e opozitës në Komision e Reformës në Drejtësi pas disa muajve mungesë ka zgjatur vetëm pak orë pasi anëtarët e djathtë e kanë bojkotuar atë që në mbledhjen e parë.
"Deshët OPDAT-in e keni, deshët EURALIOS-in e keni, doni Venecian e keni, do ta merrni akoma çfarë t?ju them
." - tha Fatmir Xhafa
Mos dakortësia e të djathtëve për të miratuar në këtë seancë dokumentet e hartuara nga grupi i ekspertëve të reformës në drejtësi është bërë shkak i largimit të tyre nga salla.
"Në rast se ju do të vazhdoni me vendosjen e këtij standarti se ne edhe pa u konsultuar me grupet e interesit edhe pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias edhe pa marrë versionin dhe impaktin e opozitës se kjo nuk na duhet, atëherë po ju them se ju jeni shkaktarët e vetëm të prishjes së konsensusit për një reformë kaq të rëndësishme." - tha Halimi
Ndonëse OPDAT dhe ekspertet e EURALIUS nuk e kanë mbështetur idenë e opozitës për ti miratuar dokumentet në shtator, mazhoranca ka vendosur ti votoje ato vetëm në parim për ti lënë mundësi opozitës të sjellë amendamentet e saj.
"Të mirtojmë dokumentin analizën e sistemit të drejtësisë në shqipëri sipas tekstit bashkangjitur këtij vendimi për shkak se ne e konisderojmë një proçes të mbyllur nga të gjitha pikëpamjet anazilë dhe ka qenë koha e mjaftueshme për të gjithë aktorët, faktorët dhe të gjithë individët që kanë dashur të kountribojnë për ta bërë këtë gjë. Së dyti, të miratojmë në parim strategjinë dhe planin e veprimit duke e konsideruar të hapur këto dy dokumenta për një proçes të mëtejshëm konsultimi dhe tërheqje mendimi nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë." - tha Xhafa
Komisioni për Refomën në Drejtësi do të presë seancën e dytë të radhës jo më larg se në shtator.
Ndërsa nënkryetari i këtij komisioni, Eduart Halimi tha se me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve PD u bë pjesë e procesit dhe do jetë me një qëndrim të qartë për të dhënë impakt konkret në të gjithë punën e Komisionit të Reformës në Drejtësi.
?Reforma në drejtësi duhet bërë me ekpertizë ndërkombëtare sepse e kemi parë se kur nuk ka ekspertë ndërkombëtarë ndodh kapja e sistemit?, - tha Halimi
Në një kohë kur Kuvendi ka mbyllur punimet për këtë sesion parlamentar dhe deputetët zyrtarisht janë me pushime, e njëjta gjë s?mund të thuhet për anëtarët e mazhorancës dhe opozitës në komisionin e reformës në drejtësi. Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Ulsi Manja dhe Spartak Braho nga e majta, si dhe Eduart Halimi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Gent Strazimiri dhe Fatmir Mediu nga e djathta, do tu duhet të punojnë për platformën e drejtësisë, edhe gjatë muajit gusht. Reforma në drejtësi është nxitur fort nga faktori ndërkombëtar, si faktor kyç për çeljen e negociatave me BE-në.