A1 Report - Rama mbledh Këshillin e Ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË - Larg zhurmave te kryeqytetit dhe jashtë ambienteve të selisë së kryeministri shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama ka mbledhur anëtarët e kabinetit të tij për këtë sezon në rezidencën qeveritare ne Dajt në fokus të këtij takimi ka qenë analiza e punës së dikastereve.

Ndonëse ishte parashikuar në axhendë që mbledhja të niste në orën 11:00 kryeministri e ministrat kanë mbërritur në ambientet e vilës qeveritare thuajse 1 orë me vonesë.

Ashtu si edhe në mbledhjet e tjera media nuk është lejuar të marrë pjesë madje është mbajtur disa metra larg traut të vilës.

Kjo mbledhje disa orëshe përveç analizës së punës së çdo ministri ka pasur në qendër të vëmendjes edhe propozimet e reja ligjore që do paraqiten në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Ndonëse në prag të nisjes së pushimeve verore janë shtuar së tepërmi zërat për ndryshime portofolash qeveritare. Aleati më i madh i PS, Ilir Meta kurrë nuk e ka mohuar faktin që në ekzekutiv mund të ketë ndryshime, ndërsa vet kreu i PS njëherësh shefi i qeverisë Edi Rama nuk ka pohuar lëvizjet në kabinet .

Megjithatë duhet të presim deri në shtator për të marrë vesh nëse kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit do të ndërmarrin ndryshime në qeveri.

Share This Video


Download

  
Report form