A1 Report - Nuk i dhanë certifikatën e pronës kërcënon drejtësinë me jetën e tij

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANË - E ka nisur si një kërcënim për tu hedhur nga një lartësi mjaft e madhe mbi vinçin e një pallati në ndërtim, por fatmirësisht negociatat me policinë kanë rezultuar me sukses dhe e kanë bindur të pranojë ndihmën e forcave zjarrfikëse për të zbritur.

Ngjarja u shënua këtë mëngjes rreth orës 10:20 në kryeqytet në një pallat 26-katësh pranë Gjykatës së Tiranës. Et?hem Gryka 50 vjeç banues në fshatin Picallë të Tiranës kishte hipur në vinçin paralel me pallatin dhe kishte arritur deri në katin e 12-të. Konfliktet e pronësisë dyshohet të janë bërë shkak për këtë veprimin ekstrem. 50-vjecari kishte hasur vështirësi haste për regjistrimin e pronave të tij në Hipotekën e Tiranës.

Një psikologe e Policisë së Tiranës dhe një negociues i zjarrfikësve të cilët u ngjitën në katin e 12-të të pallatit, komunikuan me 50-vjeçarin i cili vijonte të qëndronte në vinç dhe mundën ta bindin atë që mos të hidhej.

Edhe pse pranoi të mos ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvrasjes, jeta e tij ishte ende në rrezik për shkak të lartësisë së madhe në të cilën ndodhej, temperaturave të larta dhe frikës të cilët e bënin të paqëndrueshëm ekuilibrin e tij. Gryka ka pritur në sheshpushimin e vinçit duke u mbajtur në hekurat rrethues të tij, derisa forcat zjarrfikëse e lidhën me litar për ta siguruar, e për tu tërhequr më tej drejt pallatit.

Ishin disa kalimtarë të rastit të cilët vunë re lëvizjet e tij ndërsa po ngjitej në vinç. Policia rrethoi zonën duke vendosur perimetrin e sigurisë ndërsa poshtë vinçit u vendos edhe një dyshekë ajri për çdo të papritur.

Nga veprimet e para hetimore mësohet se Et?hem Gryka kishte problem pronësie dhe sipas tij, ende nuk kishte marrë certifikatat e pronësisë së disa tokave që ai pretendon se janë të tijat.

Ky nuk është rasti i parë i personave me konflikte pronësie të cilët kërcënojnë të hidhen nga lartësi të mëdha.

Share This Video


Download

  
Report form