A1 Report - Reagon Crown Agents: Basha të tërheqë akuzat, ose betejë ligjore

Report TV 2015-08-22

Views 0

Kompania Crown Agents ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike e cila e akuzoi për përfshirje të saj në akte korruptive në dogana, duke thënë se nuk ka ndërmend të përfshihet në debate politike. Një ditë më parë këtyre akuzave iu përgjigj edhe ambasada angleze, e cila kërkoi faktimin e akuzave ose tërheqjen e menjëhershme.

?Ai duhet të japë llogari e do të japë llogari deri në fund për ketë katandisje të doganave dhe tatime shqiptare si nyje kontrabande dhe hajdutërie. Kontrata me ?Croën agents? duhet të ndërpritet. Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më asnjë qindarkë për këtë kompani të lobuar nga kryeministri. Mjaft kanë paguar dhe kot kanë paguar. Zoti Rama e ka bërë zakon t?i paraqesë me ngjyra të bukura zullumet e tij, sikur po sjell risi, por kur zullumet plasin dhe qelbin vendin, siç është kjo e doganave dhe e ?Croën Agent?s?, hiqet dorëjashtë, bën të paditurin, sikur nuk ka qenë ai autori, por ndonjë tjetër. Madje për tu dukur sikur nuk e ka fare mendjen projekton një zullum të ri duke shkuar me mendimin se një zullum mund të mbulohet nga një tjetër?.

Kjo deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha solli të premten reagimin e ambasadorit britanik në vendin tonë Nikolas Cannon i cili kërkoi që akuzat e hedhura ndaj kompanisë Crown Agent për korrupsion të faktohen dhe t?i dërgohen autoriteteve kompetente, në të kundërt, - tha Cannon deklarata të tilla duhet të tërhiqen.

Por vetë Crown Agents nuk ka ndërmend të përfshihet në një debat politik për punën që ka bërë në Shqipëri. Në reagimin zyrtar të kompanisë thuhet se askush nuk ka paraqitur asnjë provë mbi hamendësimet për korrupsion në zbatimin e kontratës me qeverinë shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form