TIRANË - Demokratët po hartojnë paketën e tyre të plot të ndryshimeve kushtetuese, pjesë e reformës në drejtësi. Anëtari demokrat i komisionit të posaçëm për këtë reformë Eduart Halimi pohon se opozita synon realizimin e një reforme që e bën Këshillin e Lartë të Drejtësisë institucion të pavarur politikisht. Kjo sipas Halimit realizohet me ndërhyrje konkrete në kushtetutë ku përjashtohet jo vetëm presidenti por edhe ministri i Drejtësisë nga promovimi apo shkarkimi i gjyqtarëve.
?Drafti ka të bëjë me ndryshimet kushtetues të KLD, alternativ kushtetuese që ministri dhe presidenti të mos jene pjesë e KLD gjatë promovimit apo shkarkimit të gjyqtarëve?, u shpreh Halimi.
Eduard Halimi tha se pjesë e kësaj reforme do të jenë ndërhyrjet do të jenë edhe në ligjin për gjykatën e lartë, duke bërë që përmes mekanizmave kushtetues ky institucion të japë llogari për punën e gjyqtarëve.
?Platforma jonë për Gjykatën e Lartë e bën këtë institucion llogaridhënës, përmes instrumenteve kushtetues?, tha Halimi.
Drafti prej 7 pikash i propozuar një vit më parë nga kryetari i opozitës , pritet të jetë në tryezën e diskutimeve edhe pas miratimit nga parlamenti të grupit të ekspertëve.
?Një draft ligjor dhe kushtetues përmes të cilit skanohen gjyqtarët?, u shpreh deputeti demokrat.
Ndërkaq për reformën në drejtësi janë dy drafte që do të shqyrtohen nga komisioni i posaçëm, një nga maxhoranca dhe një nga opozita. Në bazë të marrëveshjes drafti final do të kalojë me miratimin e Komisionit të Venecias.