Parcelat e drogës tani të vogla por më shumë se në 2014, filmimet e avionit Italian- Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avioni Italian vijon të fotografojë parcelat e drogës në të gjithë territorin shqiptar. Këtë vit fenomeni i kultivimit, për shkak të operacioneve të vitit të kaluar në Lazarat dhe Dukagjin, por edhe në të gjithë territorin e vendit, ka pësuar një ndryshim, është reduktuar sipërfaqja e kultivueshme, por janë rritur parcelat e dimensioneve të vogla.
Operacioni i fundit ishte në Tepelenë, ku u shkatërruan më shumë se 6.100 bimë narkotike në këtë zonë me parcela.Në operacionin e rradhës u angazhuan rreth 50 forca policore.
Vetë drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato, Drejtori i Misionit Interforza Dr. Michele Grillo ndoqën një nga operacionet anti-kanabis në zonën e Tepelenës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/parcelat-e-droges-tani-te-vogla-por-me-shume-se-ne-2014-filmimet-e-avionit-italian/

Share This Video


Download

  
Report form