A1 Report - Arresti i Frrokut, pushohen hetimet për kreun e Interpol-it dhe Didin

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Mos ekzekutimi i urdhër arrestit për deputetin Mark Frroku i interpolit belg nga Interpol Tirana për prokurorinë shqiptare është konsideruar shkelje administrative, e për pasojë ka pushuar hetimet për 3 zyrtarët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre. Nën akuzë për fshehjen e urdhër arrestit u vunë Artan Bajraktari shefi i Interpol Tiranës, specialistia Loreta Alla dhe ish nurmi një i policisë së shtetit Artan Didi.

...
Pesë muaj nga arrestimi i shefit të Interpol Tiranës Artan Bajraktari dhe specialistes Laureta Alla, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Po ashtu, hetimet janë mbyllur dhe për ish-kryepolicin Artan Didi i cili dha dorëheqjen pas skandalit për fshehjen e urdhër arrestit ndërkombëtar të shtetit belg që kërkonte arrestimin e deputetit Mark Frrokut.

Kjo akuzë u mohua nga Bajraktari i cili pati deklaruar gjatë masës së sigurisë se sapo ishte vënë në dijeni për urdhër arrestin ja kish përcjell strukturave eprore.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë për A1Report se pas hetimeve ka rezultuar se 3 zyrtarët e policisë nuk kanë konsumuar element të veprës penale të ?shpërdorimit të detyrës?, por sipas hetuesve janë konstatuar shkelje administrative.

E për këto shkelje dosja në ngarkim të dy zyrtarëve të policisë dhe ish kryepolicit i është transferuar për kompetencë Drejtorisë së Policisë për masa administrative.

Kërkesa e Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku të hetuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Bruksel nuk u ekzekutua asnjëherë, por ai u prangos pas nisjes së një procedimi penal nga prokuroria shqiptare për të njëjtën vrasje.

Aktualisht Frroku ndodhet në burg, ndërsa Bajraktari e Alla pas arrestimit u lanë të lirë dhe së bashku me ish eprorin e tyre Artan Didi që dha dorëheqjen janë larguar nga strukturat aktive të policisë.

Share This Video


Download

  
Report form