A1 Report - Batuta dhe ironi në Komisionin e Jashtëm, Dade thumbon Islamin

Report TV 2015-08-22

Views 1

Komisioni Parlamentar i Marrëdhënieve me Jashtë, nuk u ka shpëtuar debateve edhe në seancën e fundit. Deputetët e të dy palëve kanë shkëmbyer batuta dhe ironi mes tyre. Arta Dade, si një nga deputetet më të vjetra të Partisë Socialiste i ka kujtuar deputetit demokrat, Kastriot Islami asamblenë e të majtëve.

Kastriot Islami: Ky bën një pyetje, përgjigjet ai. Unë ndërhyj në .. po nuk është mirë. Njësoj siç ndërhyn Serveti është listë e gjatë është kastravec i ri.
Arta Dade: Po ty të ka marrë malli për asamblenë më duket mua?
Kastriot Islami: Jo s?më merr mua malli fare për atë asamble.

I thirrur në komisionin e jashtëm për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për Projektin ?Energji Ujore dhe Siguria e Digave në Kaskadën e Drinit?, zv.ministrit të energjisë, Ilir Bejtja i është kërkuar informacion nga anëtarët për koncensionet e dhëna mbi lumin Vjosë, konkretisht në Langaricë, të cilës i janë shkatërruar ujërat termale.

Valentina Leskaj: Çfarë bëhet me koncesionet që janë dhënë dhe që mund të dëmtojnë këtë lum. Është fjala për HEC-in e Bënçës edhe përgjithësisht Vjosë. Ka një sensibilitet Plangarica në Përmet kështu që ka një sensibilitet shumë të lartë në qoftë se mund të na jepni një..

Ilir Bejtja: Ne kemi bërë një verifikim dhe projekti si në Langarizë dhe në Përmet projekte të tjera kanë qenë totalisht si mas kartës teknologjike të miratuara nga KKT-ja. Sot ne nuk mund të marrim një vendim që të shkatërrojmë dy HEC-e dhe të shkojmë në arbitrazh për to sepse...

Arta Dade: Nuk e ka dhënë lejen madje bashkë me komunitetin ka protestuar se nuk mund të vijnë ata që prishën Krujën e tundën themelet e Kalasë tani kanë shkuar të prishin dhe atje, deputetët e PD dakort?!

Share This Video


Download

  
Report form