Testimi i infermierë është konsideruar si një proces i fshehtë nga Partia Demokratike, e cila përmes deputetit Tritan Shehu ka kritikuar testin e infermierëve të paralajmëruar në ditët e fundit nga qeveria.
?Për habinë e të gjithëve, i ashtuquajturi ?testim?, i iniciuar si një mjet seleksioni arbitrar e presioni mbi personelin shëndetësor, u rishfaq përsëri?, ka deklaruar Shehu.
Shehu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se, ?me një komunikim aspak transparent urdhëroi drejtoritë e institucioneve shëndetësore që në periudhën 24 korrik - 2 gusht të kryejnë ?testimin? e infermierëve të vendit?.