TIRANË - Nisi si një diskutim i thjeshtë mes deputetëve të Komisionit të Jashtëm për nje marrëveshje mes qeverisë e SHBA-ve ne luften kunder trafikut te droges por ka shpërthyer në akuza të rënda, kryesisht drejtuar ish-qeverisë Berisha.
Kryetarja e komisionit parlamentar të Politikave të Jashtme Arta Dade hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha kur e cilësoi kriminel. "Berisha ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviçit", - tha Dade, ndërsa i vijoi akuzat e saj edhe për raste të tjera që sipas saj e përfshijnë ish-kreun e qeverisë së djathtë edhe në masakrën e Srebrenicës. "Ministrat e PD-së kanë çuar fishekë në Ruanda. Berisha ka çuar edhe fishekë në Srebrenisë, atje ku është bërë masakra", -tha Dade.
?Shpërthimi? i Dades u nxit nga akuzat që deputeti demokrat Aldo Bumçi ngriti pothuajse gjatë gjithë mbledhjes, për kandidatët e mazhorancës për kryebashkiak në zgjedhjet e 21 qershorit, që sipas Bumçit janë të inkriminuar. ?Ne si Parti Demokratike mbështesim policinë, por dyshojmë se nuk ka vullnet politik, sepse ju mbroni njerëz kriminelë. Çfarë mesazhi i jepni policisë. Sa jemi të besueshem ne kur ambasadori i SHBA tha të mos kandidojmë njerëz të inkriminuar", tha Bumçi.
Duke u fokusuar tek marrëveshja SHBA-qeveri për luftën ndaj lëndëve narkotike, Bumçi u shpreh: Qeveria është kundër frymës së kësaj marrëveshje.
Dade: Ne jemi vlerësuar nga SHBA dhe BE në luftën kundër drogës. Politizimi i kësaj çështje nuk shërben.