A1 Report - Qyteti i “depozitave”, Kukësi me ujësjellës të ri e me çezma të “thara”

Report TV 2015-08-22

Views 1

KUKËS - Për banorët e Kukësit, problemet për tu furnizuar me ujë të pijshëm nuk kanë të sosur, pavarësisht ndërtimin e ujësjellësit të ri.

Edhe në këtë periudhe të vitit uji i pijshëm nuk shkon në banesat e familjeve kuksiane, qytet i cili tashmë identifikohet me pompat e ujit dhe depozitat.

Banorët shprehen se uji nuk vjen as në katet e para të pallateve në një kohë që temperaturat shënohen tepër të larta.

?Uji i pijshëm nuk vjen asnjë pikë ujë jam banor i lagjes 6 kati i 5 pa ujë jemi. Më keq nuk ka se si bëhet më, nuk ka kontroll. Unë e di se paguhen këto njerëzit e ujësjellësit me e pa problemin e ujit?, thotë një banor.

?Uji vjen një herë në ditë problemi është këtu që kontroll nga ndërmarrja e ujërave. Nuk ka fare, a bashkia e ka, a ujërat e kanë nuk e di kush e ka jemi shumë të pakënaqur me kontrolin e ujërave se shpërndahet uji në gjithë Kukësin?, -shprehet një tjetër banor.

Edhe pse ka përfunduar ujësjellësi i ri me 3.5 milionë euro investim për shkak të punimeve të dobëta qyteti ende vazhdon të mbetet i pa furnizuar me ujë.

Më herët Ministria e Transportit bëri të ditur për një shtesë fondi në vlerën e 187 milionë lekëve për të përmirësuar defektet.

Por deri tani nuk ka asnjë shenjë për të treguar se problemi i ujit të pijshëm për qytetin e rrethuar në të gjitha anët nga uji do të gjejë zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form