Mbi 6000 çështje me objekt pronën private janë në proces gjykimi vetëm në Tiranë. Në gjykatat e shkallës së parë, Apeli dhe Gjykatën e Lartë numrin më të madh të çështjeve që shqyrtohen prej vitesh e përbëjnë atë që lidhet me pronën.
Të dhënat statistikore të publikuara në faqen e Gjykatës së Tiranës tregojnë se vetëm për 6 mujat e parë të këtij viti në këtë Gjykatë janë referuar rreth 280 çështje të reja që kanë objekt gjykimi pronën private.