Stina e verës pasqyron edhe një tjetër realitet në zonat bregdetare të Lezhës, që në fakt është i ndryshëm nga ai që shumica shohin çdo ditë në media.
Janë fëmijët e mitur, të cilët punojnë duke shitur për t?iu ardhur në ndihmë familjeve të tyre ata që identifikohen si pjesa ?ndryshe? e plazhit të Shëngjinit.
Me dhjetëra prej tyre të moshave të ndryshme ecin çdo dite nën temperaturat përvulluese të kësaj stinë me çantat e ngarkuara me produktet të ndryshme në kërkim të një blerësi që rri nën çadër.
Përshkimi i vijës bregdetare sigurisht që i lodh, por këta të mitur vazhdojnë të tregtojnë produktet e tyre sepse duan të ndihmojnë familjet.
Dita e tyre nis shume herët dhe përfundon në mbrëmje vone, por këta femijë nuk pyesin për vështirësitë më të cilat përballen.
Ata vijne çdo sezon turistik nga zona të ndryshme të veriut të vendit për t?u vetëpunësuar në Shëngjin, por sipas tyre të ardhurat janë tepër të pakta duke i krahasuar me lodhjen dhe sakrificat që bëjnë.
Pamjet e këtyre fëmijëve që sfidojnë të nxehtin e verës nuk është diçka e re tek pushuesit. E ndërsa nuk mund të bëjnë shumë, shumë prej tyre u blejnë produktet edhe nëse ato nuk u nevojiten.
Shumë prej këtyre fëmijëve produktet i shesin për llogari të personave të tjerë dhe paguhen thjeshtë me honorare.