A1 Report - Dijsselebloem: 25 miliardë euro bankave greke...menjeherë!

Report TV 2015-08-22

Views 0

Presidenti i Eurogrupit Dijsselebloem tha se hapi i menjëhershëm i marrëveshjes është rikapitalizimi i bankave greke me 25 miliardë euro.

Ora 09:40 Lagarde: hap i rëndësishëm ringritjen e besimit
"Ishte e vështirë, por është një hap i rëndësishëm për të ringritur besimin, tashmë duhet të zbatojmë angazhimet?. Kështu u shpreh Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Ora 09:25 Dijsselbloem: Takim i mundshëm i Eurogrup të mërkurën
Gjatë konferencës në përfundim të takimit maratonë për Greqinë në Bruksel, presidenti i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem konfirmoi se me shumë gjasa do të ketë një tjetër takim të mërkurën.

Ora 09:17 Juncker: Shmangëm daljen e Greqisë nga Eurozona
?Ne shmangëm daljen e Greqisë nga zona euro. Jemi të kënaqur me rezultatet që kemi arritur me këtë marrëveshje. Ne vlerësojmë edhe masat që ka marrë Greqia. Ne nuk duhet të harrojmë faktin se Greqia ka nevojë për rritje ekonomike dhe uljen e numrit të papunësisë?, - kështu u shpreh Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në fund të samitit maratonë.

"Nuk besoj se është një marrëveshje që poshtëron grekët, dhe nuk besoj që europianët e tjerë nuk do të ulin veten, është një marrëveshje tipike evropiane?. Kështu u shpreh Juncker në konferencën e përbashkët për shtyp me Tusk dhe presidentin e eurogrupit Dijsselbloem.
- See more at: http://shqiptarja.com/home/1/ka-marr-veshje--greqia-nuk-del-nga-zona-euro-gati-paketa-e-re-304181.html#sthash.vpWNirWe.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form