FIER - Kthehej nga dasma e nuses së ardhshme të djalit, të cilën të dielën e priste me vello të bardhë në shtëpi, por një akisdent rrugor i merr jetën. 65-vjeçari Kujtim Guci nga Vlora së bashku me djalin e tij dhe pjesatrët e tjerë të familjes ishin duke u kthyer nga ceremonia dasmore e nuses së ardhshme të familjes, por atomjeti i tyre të cilin e drejtonte dhëndrri u përplas me një tjetër mjet tjetër në aksin rrufor Fier-Levan në vendin e quajtur ?Liqeni?.
Goditja rezultoi fatale për kryefamiljarin Guci cili ndërroi jetë në vend, ndërsa të tjerët mbetën të plagosur lehtë.
Aksidenti i rëndë automobilistik ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit, teksa familja Guci kishte qënë në Roskovec në dasmën e organizuar nga familja e vazjës që do merrte për grua djali i 65-vjecarit.
Automjeti tip ?Volkswagen Polo? targë AA 638 CZ, ku udhëtonte viktima së bashku me pjesëtarët të familjes u përplas me një automjet tip ?Porsche Cayen? me targa AA 200 JU. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa në komisariatin e qytetit të Fierit është shoqëruar drejtuesi i makinës tjetër