A1 Report - Ersekë, vritet bariu 26-vjeçar familjarët:U qëllua duke ngrënë

Report TV 2015-08-22

Views 6

ERSEKE- Shkelja nga bagëtitë të kufinjve të vënë mes hapësirave të kullotave në Malin e Gramozit, i kanë kushtuar jetën Mario Laho, bariut 26 vjecar nga fshati Starje i Ersekës.

I riu ishte i punësuar si bari prej disa vitesh në një prej staneve të kësaj zone, punë me të cilën mund të siguronte të ardhura për familjen. Në këtë stan ai mbante edhe disa krerë lopë të familjes, me synimin që një ditë të kishte stanin e tij.

Por prej disa ditësh ai kishte konflikte me një tjetër bari, Abaz Isai, 54 vjec, autori i këtij krimi, për ndarjen e kullotave mes staneve. Në një prej sherreve të radhës, kishte ndërhyrë edhe policia, por kjo nuk mjaftoi.

Konflikti mes tyre degradoi në breshëri automatikun mbrëmjen e të premtes, në orë 23:00 ku 26 vjecari u ekzekutua nga 54 vjecari Isai. I riu u transportua nga banorët e zonës për në spitalin rajonal, por nuk mundi të mbijetojë.

Të përulur nga dhimbja familja Laho në fshatin Starje, ka hapur dyert e mortit, ku të afërm, miq dhe fqinj u përcjellin familjarëve ngëshillimet për ngjarjen që u ka ndodhur.

Kristo Laho, xhaxhai i të riut, rrëfen për Televizionin A1Report, se nipi i tij u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke ngrënë darkë, nga një tjetër bari, Abaz Isai, 54 vjec nga fshati Kreshovë. Sipas xhaxhait autori ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë.

Xhaxhai shprehet më tej se nëse policia do e kishte cuar deri në fund punën që nisi për sheshimin e konfliktit mes barinjve, nipi i tij sot do të ishte gjallë.

Policia e Korcës vijon operacionin për kapjen e autorit, i cili mundi të largohej nga vendi ngjarjes. Oficerët e policisë gjyqësore dyshojnë se autori ka kaluar kufirin dhe për ngjarjen është vënën ne dijeni edhe policia greke.


Policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë Kufitare po punojnë për kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu mësohet se është vënë në dijeni edhe Policia Greke mbi këtë ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form