A1 Report - Lezhë, Mali i Karriqit nën pushtetin e zjarrit prej pasdites së të mërkurës

Report TV 2015-08-22

Views 0

Mali i Kakarriqit në Lezhë ndodhet nën pushtetin e flakëve që prej pasdites së të mërkurës. Sikurse shihet maja e malit dhe disa hektarë tokë është e mbuluar nga tymi, ndërsa ishin banorët ata që lajmëruan policinë dhe zjarrfikësit për gjendjen.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer, ndërsa emergjencat civile kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të ushtrisë të cilët kanë mbërritur në zonë dhe pritet që të ndërhynë në pyll me mjete rrethanore.

Kryetari i Fshatit Kakarriq dhe Shefi i Zjarrfikësve në Lezhë kanë bërë të ditur se deri tani janë djegur mbi 30 hektarë pyje. Më e rëndësishmja është mbajtja e situatës në kontroll për banesat që ndodhen në këtë zonë.

Kryeinspektori i Mjedisit në këtë qark Gjergj Elezi shprehet se këto vatra të shpeshta të zjarrit në Lezhë hedh dyshimet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme nga banorët e zonës.


Ky është zjarri i dytë i regjistruar në harkun kohor të tre ditëve në rajonin e Lezhës, të cilët kanë shkrumbuar me dhjetëra hektarë pyje me pisha, duke sjelle dëme të parikuperueshme për natyrën e këtyre zonave.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS