Spitali amerikan tashmë ka nisur të aplikojë më sukses prej disa kohësh edhe kirurgjia plastike. Së fundmi mjekët e specializuar të spitalit Amerikan kanë kryer një ndërhyrje të vështirë për një pacient që kishte prerë gishtat gjatë punës duke ia ngjitur ato përmes replantacionit dixhital. Suksesin e ndërhyrjes mund ta kuptojmë edhe nga takimi me pacientin.
Ndërkohë mjeku Selcuk Isik shprehet se kjo ka qenë një ndërhyrje e vështirë pasi janë qepur të gjitha nevazat.
Edhe mjekia kirurge Rezarta Kapaj shprehet se operacioni ka dalë me sukses dhe për qepje janë përdorur fije më të holla sesa fija e flokut.
Replantacioni dixhital përmes kirurgjisë plastike është një nga risitë më të fundit që është sjellë e më pas realizuar me sukses nga Spitali Amerikan i cili edhe njëherë vërteton se është unik për garantimin e sigurisë dhe të efiçencës për çdo ndërhyrje apo shërbim të mundshëm.