TIRANË - Vrasja e dy turistëve çek në Prekal të Shkodrës sigurisht që do të ketë ndikim në turizëm, por Shqipëria mbetet një vend i sigurt. Garancinë e jep në një intervistë për A1 Report kryetari i shoqatave të Turizmit Enver Mehmeti i cili njëherësh apelon për bashkëpunimin e mediave në promovimin e turizmit tonë.
?Nuk dua të mënjanoj efektin shumë negativ në imazh qoftë dhe në dukurinë e burimeve të momentit por është detyra jonë ta menaxhojmë atë duke qenë shumë realist për të qenë sa më afër tregjeve që na kërkojnë për t?i treguar vlerat kundrejt masave që ne kemi marrë duke i garantuar atyre pushimeve dhe kjo na shton akoma më shumë punë për këtë moment. Shpresojmë që nëpërmjet mënyrës mediatike të promovojmë vlerat e këtyre destinacioneve dhe nga ana tjetër të bëjmë detyrat e shtëpisë për të siguruar atë që ka nevojë industria e turizmit?, u shpreh Mehmeti.
Sipas Mehmetit bregdeti vazhdon të jetë një nga destinacionet që preferohet më shumë nga pushuesit, megjithëse së fundmi edhe turizmi malor e ai elitar kanë ardhur si risi që është përqafuar nga shumë njerëz.
?Turizmi malor është risi e cila po vjen dhe është një nga destinacionet me të kërkuara nga pushuesit e huaj që vijnë në Shqipëri , nuk ka pushues të huaj që vjen në Shqipëri qoftë dhe për pushime kulturore që të mos e integrojë pushimin e tij me lëvizjen në veri të Shqipërisë , flas këtu më tepër për Valbonën janë kurajozë që shkojnë në Theth nga zonat e Rragamit mbrapa por Valbona është kthyer tani në një destinacion? , thotë Mehmeti për A1 Report.
Teksa tashmë jemi zyrtarisht në sezonin turistik, Mehmeti nuk le pa sqaruar edhe faktin që shqiptarët ende nuk janë mësuar q të bëjnë rezervime për të përfituar nga ofertat por e lenë çdo gjë për në ditët e fundit.