A1 Report - PE, "gjyq publik" Tsipras-it: E quajnë profet fallco, Fidel Kastro

Report TV 2015-08-22

Views 5

Deputetët e Eurogrupit janë mbledhur sot, për të diskutuar ?fatin? e Greqisë, mbledhje e cila duket paraqiti një sërë bisedash, jo pak të ?dhimbshme? për Greqinë. Disa prej tyre janë shprehur me tone të ashpra drejtuar kryeministrit Tsipras duke i ?zbrazur në një farë mënyre mllefin e arritjes së situatës në këtë pikë.

Një pjesë e madhe e eurodeputetëve deklaruan sot se nuk duhen rritur risqet teksa po vonon marrëveshja, por ka patur edhe polemika brënda vetë grupit duke cilësuar Bashkimin Europian si një lloj bashkimi të detyruar dhe me forcë sigurisht duke cituar politikat qeverisëse. Nigel Farage, deputeti britanik deklaroi haptazi në mbledhje se Greqia duhet të dalë nga Eurozona, duke iu drejtuar kështu edhe Tsiprasit, reagimi i të cilit nuk ishte aspak i qetë.

Në nisje të fjalës së tij, presidenti i Këshillit Evropian tha se ?Të gjithë jemi përgjegjës për krizën por se duhet gjetur zgjidhje efikase?. Tusk vijoi duke thënë se pasoja të mëdha do të përfshijnë grekët, por edhe me efekte gjeopolitike nëpër të gjithë Evropën.

Share This Video


Download

  
Report form