A1 Report - Projekti për Liqenin, Guri: Nuk mund të vazhdohet betonizimi

Report TV 2015-08-22

Views 1

Ambientalistët kanë reaguar sot lidhur me projektin për hyrjen e parkut të liqenit duke e quajtur atë një krim ndaj natyrës. Sipas Sazan Gurit këto projekte janë kërpudha të dala si pas shiut dhe ky është një projekt i pashembullt pasi nuk është parë kund një shkatërrim i tillë.

?Ai komision i huaj që kërkon të mbikëqyrë projektet e huaja apo shqiptare lidhur me ndërfutjen keqaz të gjoja projekteve kërpudha moderne me atë historike monumentale nuk ka rrjesht në arkitekturën e botës që ta nxëri sepse do ishte pyetja e thjeshtë. Ju studiues a keni parë rrugë në Kolose që të zihet me këto lloj kërpudhash?! Keni parë në Shant Alize 200 vjet e ndërtuar që të zihet me godina apo ngrehina të tilla?! Ndalu Bek se ka hendek, që do të thotë që ti kryebashkiak, ti kryeministër pa pyetur këta qytetarë nuk mund të vazhdosh më betonizimin që s?është gjë tjetër, një gangrenizim?, u shpreh Guri.

Share This Video


Download

  
Report form