SHKODËR - Skandali i dhunës ndaj jetimëve nga kujdestarja e Shtëpisë së Fëmijës, ka çuar në Shkodër vetë ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosin. Kjo vizitë ka shërbyer për ministrin të shikojë nga afër situatën në këtë jetimore, e mesa duket ka gjetur me përgjegjësi edhe drejtoreshën Anjeza Gjeluci të cilën e ka shkarkuar.
Klosi zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura me stafin e jetimores ndërsa pas saj mbajti një prononcim për mediat ku beri publik vendimin dhe emerimin ne kete post te drejtoreshes se re Valbona Tulaj, kjo e fundit drejtoreshe e Sherbimit Social ne Shkoder deri ne momentin qe ministria do te vendose per nje tjeter titullar ne kete institucion.
?Çdo drejtues duhet të marrë përgjegjësi për ngjarje të tilla, dhuna ndaj fëmijëve jetim është e papranueshme dhe ne do e luftojmë me çdo mjet?, tha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Ministri njoftoi nga Shkodra se tashmë edukatorët që do punojnë në jetimore do t?i nënshtrohen testeve kryesisht psikologjike përgjatë një viti përpara se të fitojnë vendin e punës.
Ky vendim vjen dy ditë pas publikimit të videos amatore që shfaq dhunën e kujdestares 40-vjeçare Edvana Sulaj teksa i ulur me të gjithë peshën e trupit në këmbë një jetimi të vogël i cili qëndronte i ulët në shkallët e jashtë të Shtëpisë së Fëmijës në këtë qytet. Kujdestarja dhe dy kolegët e tjerë që ndodheshin me fëmijët u shkarkuan menjëherë nga Shërbimi Social Shtetëror. Policia arrestoi kujdestaren që është protagoniste kryesore e dhunës ndaj jetimit, ndërsa procedon në gjendje të lirë dy ish-punonjësit e tjerë Manjola Banisha dhe Albert Reka të vënë nën akuzë për keqtrajtimit të të miturve dhe shpërdorim detyre.