Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qindra qytetarë ishin mbledhur në bulevardin përballë kryeministrisë për të pritur dhe parë nga afër kancelaren Angela Merkel. Pas takimit me kryeministrin Rama, kancelarja kthehet nga publiku që e duartrokiste, duke i përshëndetur ata.
Pas ekzkutimit të himneve, kancelarja Merkel iu drejtua ambienteve të brendshme të kryeministrisë, por duket se mikëpritja e qytetarëve, e bëri Merkel që t?i përshëndeste edhe njëhërë të dytë shqiptarët që po e shihnin nga afër ceremoninë e mirëseardhjes.
Kjo është vizita e parë e kancelares Merkel në Shqipëri, një vizitë e cila do të zgjasë 4 orë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/