20 familje të Ferrasit protestë për ndihmat: Po marrin vetëm të afërm të Kryeplakut-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikthehen në vëmendje përmbytjet në fshatrat e Fierit. Rreth 20 familje të fshatit Ferras janë mbledhur në shenjë proteste para Prefekturës, pasi thonë se nuk kanë marrë ndihmat e premtuara. Sipas tyre, çdo gjë i është lënë në dorë Kryeplakut që favorizon të afërmit.
20 familje të përmbytura të fshatit Ferras nga Levani kanë protestuar para Prefekturës së qarkut Fier, pasi pretendojnë se nuk kanë marrë ndihmat në pajisje elektroshtëpiake që janë ndarë nga Kryeplaku i fshatit mbrëmjen e së martës.
Sipas tyre, janë ndarë natën vetëm personat pranë Kryeplakut.
Banorja: ?Data 7, kishin sjellë soba dhe lavatriçe dhe morën atje ku i desh qejfi Kryeplakut?.
Banori: ?Ndihmat ndahen natën. Janë rrahur me njëri-tjetrin njerëzit vetëm nga maskaralleqet që ka bërë vetë Kryeplaku. U jep njerëzve që i ka të farefisit të tij, i kemi zënë sa herë mat?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/20-familje-te-ferrasit-proteste-per-ndihmat-po-marrin-vetem-te-aferm-te-kryeplakut/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS