Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rasti flagrant në jetimoren e Shkodrës, ka vënë në alarm institucionet e Shërbimit Social Shtetëror për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.
Drejtoresha e SHSSH-së, Etleva Bisha, në një lidhje telefonike për Ora News njoftoi se nesër do të organizohet një takim me të gjithë drejtuesit e qendrave të përkujdesit.
Etleva Bisha: ?Këtë lloj vlerësimi ne duhet ta kryejmë tani megjithatë nuk do doja që ky rast që ka ndodhur, që është i patolerueshëm, nuk duhet të përgjithësohet dhe të krijohet mendimi se edhe në qendrat e tjera ndodh e njëjta gje. Madje edhe në këtë qendër nuk ka pasur indicie dhune. Ne do të bëjmë një vlerësim për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar dhe pastaj për të adresuar të gjitha problemet e mundshme që rasti mos të përsëritet. Nesër do të kemi një takim me të gjithë drejtuesit e qendrave të përkujdesit. Do të vijojmë me monitor të thelluar të të gjithë qëndrave.
Bisha tha se rasti i dhunës në jetimoren e Shkodrës është një ngjarje e patolerueshme dhe e dënueshme. Ajo shtoi se një grup ekspertësh janë nisur drejt jetimores në fjalë për të bërë vlerësimin e asaj çfarë ka ndodhur realisht
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rasti-i-dhunes-ne-shkoder-shssh-neser-takim-me-drejtuesit-e-te-gjitha-jetimoreve/