Tejkalimi i krizave, Marrëveshjet politike, analistët: Instrumente për përfitime personale-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë 25 viteve të demokracisë në Shqipërim politika ka ndërhyrë shpesh herë në minutën e fundit në kohë krize politike dhe ekonomike me marrëveshje politike.
Ato kanë patur permbajtje të ndryshme, por sot askush nuk mund të listojë rezultatet e tyre.
Analisti Shpëtim Nazarko dhe politologu Roland Lami, theksojnë se poltika shqiptare marrëveshjet i sheh si instrument për të kaluar një vështirësi të momentit dhe nenvizojnë se ato nuk kanë patur qëllime për të bërë shtet.
Nazarko: ?Qoftë të majtët, qoftë të djathtët i kanë përdorur marrëveshjet politike vetëm për të kaluar atë vështirësinë e çastit dhe për ti harruar, sepse e kanë kuptuar që rëndësia apo vlera e tyre reale ka qenë vetëm për çastin?.
Lami: ?Partitë politike gjykojnë që nuk vlen tentativa dhe përpjekja për të negociuar për sakohë gjykojnë që cënohet interesi i ngushtë i tyre politik?.
Sipas Nazarkos, politikanët shqiptarë iniciojnë marrëveshje mbi terma të përgjithshëm, të cilat e çojnë atë në një dështim të qëllimshëm.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/marreveshjet-politike-analistet-instrumente-per-perfitime-personale/

Share This Video


Download

  
Report form