Lezhë, Ekzekutohet në mënyrë mafioze i riu, u qëllua në lokal nga një mjet në lëvizje-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i ri është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë në qytetin e Lezhës. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dielës përballë kompleksit të shkollave të qytetit.
Viktimë e këtij atentati ka mbetur Kristjan Marku 23-vjeç, ndërsa përsoni i plagosur është shtetasi Altin Gjoni 38-vjeç nga fshati Tale i Lezhës, i cili ishte klient në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Nga të dhënat e para është bërë e ditur se kanë qenë dy persona të cilët po lëviznin me një automjet tip ?Audi? pa targa të cilët kanë qëlluar në drejtim të 23-vjeçarit sapo ka dalë nga një lokal.
Ata kanë qëlluar mbi tre herë në drejtim të tij me armë zjarri tip pistolete, ndërsa për t?iu shpëtuar plumbave viktima është futur në një tjetër lokal, por pa mundur që ti shpëtojë atentatit.
Plumbat e marra në gjoks dhe kokë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 23-vjeçarit nga lagjia ?Xhenjo? e qytetit të Lezhës.
I plagosur rëndë aksidentalisht në këtë ngjarje ka mbetur edhe 38-vjeçari Altin Gjoni i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë për jeten, pasi ka marrë një plumb në gojë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasje-me-arme-zjarri-ne-nje-lokal-policia-ne-vendngjarje/

Share This Video


Download

  
Report form