Michael Svatos, zjarrëfikësi që u shua në Shqipëri. Ja rrëfimi i familjarëve në Çeki-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjet e dy turistëve të vrarë në Prekal të Dukagjinit janë në pritje të dorëzimit të trupave të tyre nga mjekësia ligjore në Tiranë, ndërsa tragjedia e rëndë i ka tronditur thellë ata.
Babai i Ana Kosonovës, turistes së vrarë me plumb në kokë ka thënë për mediat çeke që është i shokuar, ndërsa ka rrëfyer bisedën e fundit me të.
?Kjo është një tragjedi e madhe dhe një shok për të gjithë ne. Unë nuk mund ta besoj. Vajza shkoi me të dashurin e saj me pushime në mes të javës së kaluar. Ai kishte bërë një udhëtim të ngjashëm vitin e kaluar, kishte mbetur i mahnitur dhe donte të conte atje dhe vajzën time?
Babai i 36 vjecares ka treguar se ka mësuar nga policia lajmin e tmerrshëm.
?Lajmin e mësova nga policia, më pas dhe një mbesa ime më tregoi se kishte lexuar për ngjarjen e tmerrshme përmes rrjeteve sociale.
Me vajzën e një shoku ai shkoi për vit e gjysmë. Unë e di se ai ishte i ri, nga Pilsen dhe ka punuar me zjarrfikësit. Vajza ka punuar në një kohë si në një kompani në Pragë dhe më pas si këshilltar për kompaninë e kreditit.
Ndërkaq Prindërit e Michal që jetojnë në një shtëpi të vogël në një fshat të Çekisë u kanë thënë mediave që trokitën në derën e tyre se nuk mund ta flasin për këtë tragjedi për familjen e tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rrefimi-i-familjareve-ne-ceki-dhe-bisedat-e-fundit-me-anen-dhe-michaelin/

Share This Video


Download

  
Report form