Vendimi për Arben Frrokun, avokati: Verifikimi i KLD për dy verdiktet, i tepërt-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati mbrojtës i Arben Frrokut, Genc Gjokutaj deklaron se ndërhyrja e KLD-së, në vendimet e gjykatave është e tepërt. Ai merr shkas për këtë qëndrim nga vendimi i KLD-së për të verfikuar vendimet dy shkallët e gjyqësorit të krimeve të rënda, që liruan dhe dënuan sërish klientin e tij.
Genc Gjokutaj: ?Në rast se ata do të duan të shikojnë ecurinë e kësaj çështjeje, është mirë të shikojnë të gjithë fashikullin e hetimit për vendimin e shkallës së parë por edhe për vendimin e apelit duke krijuar një bindje të tyren se me çfarë kemi të bëjmë dhe cili nga versionet ështëi mbështetur, pafajësia apo fajësia??
48 orë pas vendimit të gjykatës së apelit për krimet e rënda Arben Frroku, u shpall në kërkim ndërkombëtar. Avokati Gjokutaj deklaron se klienti i tij ka dalë nga territori shqiptar në mënyrë ligjore. Dorëzimi i tij thotë se është çështje vullneti dhe pse le të kuptohet se kjo nuk do të ndodhë.
Genc Gjokutaj: ?Që Arben Frroku është një person madhor, i përgjegjshëm, është në dijeni të vendimit të Gjykatës. Ai e zgjedh vetë mënyrën se si do të përballet, formën dhe mënyrat se si do të përballet më tej në këtë betejë që ka nisur kohë më parë.
Arben Frroku u shpall i pafajshem për vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj në 3 prill të këtij viti, nga Gjyakat e Shkalles së Parë për Krimet e Rënda.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vendim-i-per-arben-frrokun-avokati-verifikimi-i-kld-per-dy-verdiktet-i-tepert/

Share This Video


Download

  
Report form