Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Merkel do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 13:50 minuta ku do të mirëpritet nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe zëvendësministrja e Jashtme Odeta Barbullushi.
Në 14:15 ajo do t?i drejtohet kryeministrisë, ku pas ceremonialit do të zhvillojë takimin kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama dhe në 15:30 zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.
Axhenda e kancelares do të vijojë në 16:10 më takimin me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Dy do të jenë shtyllat e dosjes së Merkel ne Tiranë, ajo politike, ku në fokus do jetë mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe vazhdimi i projekteve të gjithë rajonit të Ballkanit, të cilat morën udhë në konfrencën e Berlinit.
Shtylla e dytë, bashkëpunimi ekonomik. Në orën 17:00 kancelarja Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të mbahet tek ?Tirana Biznes Park?, një investim gjerman që u përurua pak ditë më parë nga kryeminsitri Rama. Aktualisht, Gjermania është donator i parë europian në Shqipëri.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/me-8-korrik-merkel-vjen-ne-tirane-ja-axhenda-dhe-takimi-me-kreret-e-larte/